Kundërshtojnë projektin për ujësjellësin, banorët e Lumasit në Kuçovë përplasen sërish me policinë

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve në fshatin Lumas në Kuçovë. Shkak mbetet projekti për ujësjellësin, pasi banorët kundërshtojnë shfrytëzimin e ujit të burimit të Sinecit.

Banorët janë përplasur fizikisht me policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, pasi janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndaluar vijimin e punimeve.

Banorët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, duke përfunduar edhe në spital, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar nga policia.