Mbërrijnë në Rinas afro 12 mijë vaksina Pfizer

Untitled collage 35 1100x620

Kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” sasia e radhës e vaksinave Pfizer.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook se kanë mbërritur afro 12 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit🇦🇱😍”, shkroi kreu i qeverisë në Facebook.

Më herët Rama njoftoi se në rang kombëtar deri më tani janë kryer 800 mijë testime.