“Në Vlorë, krimi të ndjek deri në katin e pestë”, Kasapi: Policia ka nevojë për investime, të shtohen kamerat e sigurisë

Gazetari Julian Kasapi u shpreh në emisionin Absolut 4 në A2 se Policia e Shtetit ka nevojë për investime dhe infrastrukturë për t’u përballur me krimin e organizuar duke qenë se ai ka përparuar shumë kohët e fundit.

Kasapi hodhi idenë që të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë të shtohen kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve të rënda.

“Unë mendoj se policia ka nevojë për investime, infrastrukturë, për pajisje shtesë sepse po shohim që krimi po evoluon. U përmend gjithashtu dhe çështja e kamerave të sigurisë. Ju e keni vënë re që në Tiranë përgjithësisht ngjarjet e rënda janë zbardhur dhe një rol kanë luajtur dhe kamerat e sigurisë. Mendoj se kjo çështje duhet të rikthehet në vëmendje në qytetet e mëdha siç është Vlora, Elbasani, Durrësi. Madje në Vlorë në krimi ka filluar të ndjekë deri në katin e pestë siç ishte rasti i Shkëlzen Velaj dhe më pas e djeg dhe automjetin në rrugë interurbane kryesore”, tha Kasapi.