Nga kategoria e katërt, në Evropian

white 600x338

Ben White ka bërë ngjitjen e ëndërruar në karrierë. Në 4 sezonet e fundit, futbollisti anglez ka luajtur në kategorinë e katërt, kategorinë e tretë, kategorinë e dytë dhe kategorinë e parë (Premier League).

Pasi shkëlqeu në ngjitjen e Leeds në Premier, qendërmbrojtësi u konfirmua me Brighton, duke merituar edhe grumbullimin në Evropian nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Ben White u përzgjodh pas dëmtimit të Trent Alexander-Arnold, pavarësisht se 23-vjeçari ka luajtur vetëm një sezon në Premier.

Lojtari i Brighton nuk pritet të jetë titullar, por do të jetë në dispozicion të trajnerit nëse Harry Maguire nuk do të jetë në formën e duhur.