Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Niçja” kallëzon kreun e Gjykatës së Posaçme të Apelit: Veprime arbitrare

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 09:54 | Kronikë
“Niçja” kallëzon kreun e Gjykatës së

Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.

Kështu në kallëzim Altin Avdyli, i njohur edhe me emrin “Niçe”,  shprehet se relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me "forcë" në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339.

Në kallëzim pretendohen edhe veprime arbitrare të relatores Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë në sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnjë shpjegim, nuk i ka legjitimuar ata.

“Kjo gjyqtare në emër të ligjit procedurial, kryen paligjshmëritë, ku me arrogancën ballkanike shkel të drejtat më themelore të të pandehurve”, thuhet në kallëzim.

Njëkohësisht, Altin Avdyli ka bërë kërkesë edhe për përjashtimin e gjyqtares.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani