“Paguam për të parë dy burra duke u përqafuar”, tifozët e boksit tallen me përballjen Mayweather-Paul

Tifozët e boksit mbushën me “meme” rrjetet sociale pas zhgënjimit që pësuan nga përballja mes Floyd Mayweather dhe “youtuber”-it Logan Paul.

Ndeshja zgjati 8 raunde, por nuk pati aspak grushtim të vërtetë në të.

Tifozët që kishin paguar për eventin thonë njëzëri se nuk u zhvillua një ndeshje boksi, por thjesht disa seanca përqafimi në ring.

“Paguam për të parë se si përqafohen dy burra. Nuk pamë boks, pamë përqafime”, shkruan një komentues në Twitter.