Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Parashikimi i motit: 7 qershor 2021

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 07:01 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 7 qershor 2021

Sot i gjithë vendi kalon në kushtet e vranësirave të shpeshta të cilat sjellin shira të dobët në zonat perëndimore, por rrebeshe dhe shkarkesa elektrike në zonat malore. Nuk  do të mungojnë kthjellimet afatshkurtra, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe skajin jugor të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell një rënie me 2 gradë duke ulur vlerat maksimale në 24 gradë, për zonat malore dhe në 29 gradë në zonat e ulëta jugore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe det, nga drejtimi jugor deri pasdite kur era do të marrë drejtim perëndimor; dallgët në Adriatik mbeten të ulëta, ndërsa deri 2-3 ballë, në detin Jon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë