Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Provimi i Gjuhë-Letërsisë, teza publikohet online, maturantët konfirmojnë se është e njëjta

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 18:00 | Aktualitet
Provimi i Gjuhë-Letërsisë, teza publikohet online,

Edhe këtë vit Matura Shtetërore nuk i shpëtoi daljes se tezes pak minuta pas nisjes se provimit. Rreth orës 10:30, pyetjet u bënë publike në rrjetet sociale.

Ishte përfaqësuesi i Partisë Demokratike për arsimin Ndriçim Mehmeti i cili denoncoi cenimin e këtij procesi.  

Pas dy ore e gjysmë provim, maturantët në kryeqytet thonë se nuk ishin ne dijeni të daljes së tezës, por pohuan se ishin të njëjtat pyetje me ato të publikuara në rrjetet sociale.

Ndryshe nga një vit më parë, maturantët shprehen se pyetjet ishin të një niveli mesatar dhe se  për shumicën ishin të qarta dhe jo ngatërruese.

Ministria e Arsimit, në reagimin e saj zyrtar, thotë se do të hetojë për ngjarjen, por pa dhënë sqarime në lidhje me cenimin e standardeve të këtij procesi.

Për shkak të përmirësimit të situatës nga pandemia, Matura Shtetërore iu rikthye normalitetit të saj.

Ndryshe nga ajo e një viti më parë, sivjet teza përmbante pyetjet me alternativa të kombinuara me ato me zhvillim. Gjithashtu koha në dispozicion të maturantëve u rrit me gjysmë ore.  Pas 4 ditësh, gjimnazistët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës dhe në 15 qershor atij të lëndës me zgjedhje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu