Publikohen pamjet, babë e bijë para vrasjes së dhëndrit

Untitled collage 2021 06 07T161851.639 1100x620

A2 ka siguruar një foto ku Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj shfaqen bashkë, para ekzekutimit të Kudret Saliajt, më 4 qershor.

Pas zhvillimit të seancës gjyqësore për divorcin e çiftit, Picari qëlloi në drejtim të ish-dhëndrit të tij duke e vrarë në vend, ndërsa plagosi edhe avokatin Adriatik Cama.

Sipas Prokurorisë, vrasjen e Saliajt, babë e bijë e kanë organizuar bashkë, madje ka qenë pikërisht Dhurata ajo e cila i ka dhënë të atit armën e krimit.

Atë e bijë kanë dhënë dëshmi kontradiktore në polici, ndërkohë që një ditë përpara ngjarjes ka pasur edhe një konflikt të ashpër verbal mes Dhurata Saliajt dhe të afërmve të Kudret Saliajt, pas pretendimit për humbjen e disa bizhuterive.

Nga dyshimet e deritanishme dhe provat e prokurorisë besohet se vrasja ka qenë e mirëmenduar nga babë e bijë dhe paramenduar e organizuar prej tyre. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Dënimi për këtë parashikohet jo më pak se 20 vjet burg dhe deri në burgim të përjetshëm. Gjykata do të caktojë nesër masën e sigurisë.