Reja: Duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese, ndaj Çekisë do të ketë ndryshime

edy reja 1100x620

Trajneri italian i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë se ky takim është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai u shpreh se Shqipëria duhet të përmirësohet në fazën sulmuese.

“Duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese ndaj Çekisë dhe të tregojmë që kemi bërë hapa prapa. Kjo ndeshje është një test shumë i rëndësishëm për ne që të krijojmë sa më shumë në fazën sulmuese”, tha Reja.

Sa i përket lojtarëve në fazën sulmuese që mund të aktivizohen ditën e nesërme, Reja u shpreh se do të ketë ndryshime nga ndeshja e fundit, ku u aktivizuan Balaj e Manaj.

“Do të ketë ndryshime. Do të shoh deri në moment të fundit formën e Seferit dhe të Cikalleshit më pas do të vendos se kë të vendos në formacion. Kështu edhe për mesfushën. Patjetër që do të ketë ndryshime në formacion dhe do të aktivizohen të gjithë lojtarët.