Rusia tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur, Putin firmos ligjin

putin 2 1100x620

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për tërheqjen zyrtare të Rusisë nga Traktati i Qiejve të Hapur, një pakt që lejon fluturime të mbikëqyrjes së paarmatosur mbi vendet anëtare.

Dokumenti është publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik. Lajmi raportohet nga mediat ruse.

Më 19 maj, dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi njëzëri ligjin. Dhoma e sipërme e ndoqi shembullin më 2 qershor, kur miratoi unanimisht vendimin.

Rusia ka thënë se një vendim i SHBA-së për të mos u ribashkuar me paktin e Qiejve të Hapur ishte një “gabim politik”, ndërsa Moska dhe Uashingtoni po përgatiten për një samit midis presidentëve të vendeve këtë muaj.