Sekondë pas sekonde, skema e krimit, prokuroria: Babë e bijë bashkë për të vrarë

Paraditen e 4 qershorit Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj janë nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, por qëllimi i tyre nuk ka qenë seanca e pestë e divorcit të kësaj të fundit.

Sipas prokurorisë, në orën para seancës, ata kanë vëzhguar për të gjetur Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Gjatë vëzhgimit kanë vënë re në një kafene avokatin e tij.

Duke iu referuar pamjeve filmike, në dosjen e prokurorisë, dinamika e ngjarjes vijon kështu:

11:36:28 – Kudret Saliaj ka hyrë në bar-kafe dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej shtetasi Adriatik Cama.

11:46:11 – Në verandën e lokalit ka shkuar shtetasja Anila Trifoni, e cila është ulur në tavolinë ku ndodheshin Kudret Saliaj dhe shtetasi Adriatik Cama.

11:52:04 – Dhurata Saliaj ishte me nga Kudret Saliaj Adriatik Cama dhe Anila Trifoni, ndërsa përballë saj është ulur shtetasi Mexhit Picari.

11:52:52 – 48 sekonda pasi shtetasit Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hyrë në lokal kjo e fundit mbante në dorë një objekt me ngjyrë të zezë.

11:53:03 – 11 sekonda më pas, shtetasi Mexhit Picari ka zgjatur dorën e djathtë drejt objekti, në dukje si ajo e një arme të zjarrit të llojit pistoletë.

11:53:07 –Picari është ngritur nga tavolina, ku me të dy duart ka mbajtur pistoletën dhe duke e mbushur atë ka përparuar drejt tavolinës me tre persona. 

11:53:09 – Tre sekonda më vonë ai ka hapur zjarr, duke qëlluar katër herë drejtë Kudret Saliajt dhe një herë drejt avokatit Cama.

Nga pamjet rezulton se Saliaj është rrëzuar ndërsa Cama ka lëvizur nga tavolina  Nëntë sekonda më vonë, Dhurata Saliaj është ngritur nga tavolina dhe është larguar në të njëjtin drejtim nga iku Mexhit Picari, duke u larguar të dy nga vendi i ngjarjes.