Të pagjeturit e luftës, Kurti kërkon nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore

kurti 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës. Më tej shtoi se çështja e të pagjeturve është ende një plagë e hapur dhe e pashëruar për Kosovën.

Këto deklarata, Kurti i bëri në një takim me Martin Schuepp, drejtorin rajonal për Europën dhe Azinë qëndrore i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Ky I fundit nënvizoi se është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë përjetuar ngjarjet e luftës që t’i ndajnë ato me të tjerët, sepse mund të kuptohen më shumë gjëra rreth asaj që ka ndodhur.

Ndërkohë, lidhur me temën e të pagjeturve të luftës, qeveria e Kosovës vijon punën për themelimin e institutit për krimet e kryera gjatë luftës. Kryeministri Kurti bëri dhe një koment sqarues në takimin e parë të grupit të punës.