Varianti indian i koronavirusit mbërrin në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në vend është regjistruar personi i parë i infektuar me variantin indian të koronavirusit, i njohur ndryshe si varianti delta.

Personi i infektuar sapo është kthyer nga Iraku dhe raportohet se ka qëndruar në spital për 10 ditë. Autoritetet iu kërkojnë banorëve që të mos panikosen pasi bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar.

“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.