Vdekje aksidentale në Vaun e Dejës, 67-vjeçarin e zë poshtë pllaka e varrit

policia shkoder 1100x620

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një 67 vjeçar humbi jetën aksidentalisht në varreza.

Aksidenti ndodhi në varrezat e fshatit Shkjezë në Bushat. Shtetasi N.Th, 67 vjeç po transportonte një pllakë guri kur është penguar dhe për pasojë ajo i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarje.