Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Ndryshimet ligjore rritën volumin e punës. Gjiknuri: Duhet depolitizim i administratës zgjedhore

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 12:38 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Ndryshimet ligjore rritën volumin e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në raportimin vjetor para Komisionit të Ligjeve nënvizoi se pavarësisht kohës së shkurtër që pati në dispozicion, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve arriti të përmbushte në kohë detyrat për administrimin e procesit të 25 prillit.

“Ndryshimet e shumta të kodit zgjedhor, të bëra vetëm 7 muaj para datës së zgjedhjeve, shtuan detyrat për KQZ, duke gjeneruar një dinamizëm të procesit administrativ të këtij institucioni. Në  këtë periudhë, veprimtaria e KQZ ishte tërësisht transparente. Për shkak të ndryshimeve ligjore, KQZ u përball me një sfidë me kohën, për të miratuar akte nënligjore të shumta të cilat do të rregullonin marrëdhënie të caktuara”, tha Celibashi

Ndërsa deputeti i PS-së, Damjan Gjiknuri, kërkoi nga KQZ që si hap të radhës duhet të ndërmarrë procesin e depolitizimit të administratës zgjedhore. “Besoj që të gjithë aktorët politikë janë të bindur tashmë që roli i komisionerëve nuk është më ai rol që dikur mendonim. Komisionerët tashmë, sidomos me futjen e teknologjisë, si votimi dhe numërimi elektronik, i bën komisionerët të panevojshëm”, tha Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli