Zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, fitore e rëndësishme për partinë e Merkel

ZGJEDHJET GJERMANI frame 1810 1 1100x620

Fitore e partisë së Angela Merkelit në landin e Saxony-Anhalt. CDU-ja e qendrës së djathtë, projektohet si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet për asamblenë e re të landit, të konsideruara si një test kyç para zgjedhjeve kombëtare në muajin shtator.

Rezultatet paraprake i japin unionit kristian-demokrat 37 për qind të votave, ndërsa alternativa për Gjermaninë nga e djathta ekstreme, fitoi 21 për qind, një rënie e ndjeshme krahasuar me 2016-n.

Ndihem i lumtur dhe i përulur para jush pas shpalljes së rezultateve paraprake. Duhet të presim për rezultatet përfundimtare, por trendi është i qartë. Ne i kemi fituar këto zgjedhje”, deklaroi Reiner Haseloff, kryeministri i Saxony-Anhalt.  

Rezultatet janë një mesazh i fortë mbështetje për Haseloff, pjesëtar i CDU-së së Merkelit, i cili do të mund të zgjedhë mes tre koalicioneve të mundshme me parti më të vogla. 67-vjeçari, që e prezanton veten si kandidati kundër ekstremizmit, ka përjashtuar çdo bashkëpunim me AFD-në e ekstremit të djathtë ose partinë ish-komuniste, e majta.

 “Qytetarët e thanë qartë se nuk duan të lidhen me imazhin e AFD dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë gjë”, shtoi ai.  

Fitorja në Sanksoni-Anhalt, shton shpresat se lideri i ri i partisë CDU-së, Armin Laschet, do të mund të sigurojë mbështetjet e konservatorëve dhe centristëve në zgjedhjet kombëtare të vjeshtës. Kancelarja Merkel, në pushtet prej 2005, nuk do të kandidojë më, dhe zyrtarë të lartë të CDU-së druhen se do ta kenë të vështirë të ruajnë mbështetësit pas 16 vitesh në pushtet.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit