Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet për kreun e PD, java e fundit e fushatës, kandidatët vijojnë takimet

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 17:02 | Politikë
Zgjedhjet për kreun e PD, java e fundit e fushatës, kandidatët

Në javën e fundit të fushatës për garën e kreut të ri të PD, Luzlim Basha është ndalur me demokratët e Shkodrës. Fatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Basha e paralelizon më atë të zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991.

“E ku më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet zhgënjimi, ndjenja e pabesueshmërisë, e tronditjes së thellë që solli 31 marsi, zgjedhjet pa zgjidhje të 31 marsit e që çuan më pas në një tjetër shok dhe tronditje pas revoltës së gjimnazistëve të “Jordan Misjes” dhe shkodranëve me 2 prill që përfundoi me masakrën e 2 prillit”, tha Basha.

Pogradeci ishte ndalesa e radhës e kandidates Edith Harxhi, ku demokratëve të kësaj zone i siguroi
fitoren e zgjedhjeve të radhës nëse ata do ta vendosin në krye të partisë demokratike.

“Jam e sigurt që në momentin që unë do të drejtoj demokratët partia jone do të jetë parti fituese sa më parë të jetë e mundur pasi ne do ndërtojmë një strategji të saktë, të fortë, te plotë për t’i vënë fre manipulimeve aktual, jo vetëm të votave të Edi Rames, por edhe mendjeve të këqija të brendshme e të jashtme”, tha Harxhi.

Sipas Agron Shehajt, demokratët do të humbasin sërish zgjedhjet e ardhshme nëse do të drejtohen nga i njëjti lider.

Në 13 qershor demokratët do të zgjedhin kreun e ri  të PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë