5 automjete përfshihen në një aksident në Tiranë

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Një aksident ku janë përfshirë 5 automjete ka ndodhur pasditen e së martës në Tiranë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Saukut, ku 5 automjete janë përplasur mes tyre. Sipas policisë, një 28-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.