Autori i vrasjes së Peqinit flet në Polici: Para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht

polici 2 1100x620

Një konflikt i 5 viteve më parë çoi në krimin që tronditi fshatin Gjocaj të Peqinit mëngjesin e ditës së sotme, ku viktimë mbeti 45-vjeçari, Ylber Xhahysa.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë Leonard Bashaliu ka deklaruar në Polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para vjetësh dhe sot debati përfundoi me vrasje.

“U zumë kot, pasi para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës së zjarrit”, ka deklaruar në gjendje të rënduar psikologjike autori i vrasjes.

Ylber Xhahysa nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Peqinit, ndërkohë policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e krimit.