Euro dhe covid, kamera termike në hyrjet e stadiumit të Romës

ROMA ITALI TURQI COVID frame 0 1100x620

Shqetësimi rreth situatës pandemike dhe përhapjes së koronavirusit ka bërë që qytetet organizatore të Euro 2020 të marrin masa shtesë.

Duke nisur nga Roma, aty ku do të nisë turneu më i rëndësishëm kontinental. Në portat hyrëse të stadiumit Olimpico do të vendosen kamera termike.

Të pozicionuara mes pikës së verifikimit të biletës dhe kontrollit të sigurisë, ato do të jenë në gjendje të matin temperaturën trupore të tifozëve.

Kjo është një prej masave anti-Covid në planin e sigurisë të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Romës, pas konfirmimit se në ndeshjen Turqi-Itali pritet të jenë të pranishëm 14 mijë spektatorë.