Harta e re gjyqësore, avokatët e Korçës kundër projektit të KLGJ

Dhoma vendore e avokatëve të Korçës ka reaguar në lidhje me propozimin e KLGJ-së, dërguar Ministrisë së Drejtësisë për hartën e re gjyqësore të vendit dhe ku parashikohet shkrirja e gjykatave të Apelit në rrethe dhe ngritja e një gjykate të vetme të Apelit në Tiranë e cila do të shqyrtojë të gjitha çështjet.

Kjo hartë, sipas avokatëve korçarë, nuk do t’i japë zgjidhje gjykimit në një kohë të arsyeshme të çështjeve, por përkundrazi, pritet të fusë në ngërç akoma më të madh kohëzgjatjen e gjykimit të çështjeve.

Arben Lena, kryetar i DHVA Korçë.

“Ky projekt ka qene funksional deri ne 199 dhe praktika ka treguar qe nuk funksionon. Është e pamundur për një qytetar ne Leskovik te gjej drejtësi në Apel në Tirane, por edhe për avokatët të shkojnë në Tiranë për një çështje, po re pamundur edhe për zgjidhjen e çështjes”, thotë Arben Lena, kryetar i DHVA Korçë.

Për këtë arsye, avokatët e dhomës vendore të Korçës kanë nënshkruar një notë proteste kundër këtij projekti

Projekti i KLGj për hartën e re gjyqësore të vendit pritet të këtë reagimin edhe të avokatëve të qyteteve të tjera të vendit, sidomos të atyre që kanë distancë të konsiderueshme nga Tirana.