Kadilli: Të bëhemi ne të parët që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit

kadilli 1100x620

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një postim në Facebook sqaroi risinë që sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD-së.

“Të dashur demokratë: Shumë prej jush më pyesin: çfare risie sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD? Përgjigjja është vetëm një: Garantimin e karrierës politike! Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi. Le të bëhemi ne të parët që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse, të fortë në territor, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë, pa asnjë kufizim në kontribut dhe ambicie politike. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, shprehet Kadilli.