Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve, avokati i PD: Po gjykojnë veten, akt unik në histori

27 MAJ KAS frame 37382 1100x620

Avokati Marash Logu, që përfaqëson Partinë Demokratike në KAS, ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin se sot në orën 08:30, Kolegji zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin, për atë që ai cilëson si “cenim i së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.

“Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes)”,  thotë Logu në mesazhin e tij.

Përfaqësuesi i PD-së e cilëson madje aktin si “unik në historinë e jurisprudencës botërore”

Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD-së për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim.