Kongresmeni, letër DASH-it. I kërkon informacion të detajuar për shpalljen “non grata” të Sali Berishës

20 MAJ 2021 BERISHA 1 frame 79292 1100x620

Kongresmeni republikan, Lee Zeldin, i kërkon Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) informacion të detajuar për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. 

Në letrën dërguar DASH-it, ai shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA-së dhe për pasojë, shpallja e tij “non grata” ngre pikëpyetje.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA. Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm. Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij”, lexohet në letër.