Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 17:00 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 34 të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2872 teste nga të cilat 13 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        13

Të shëruar në 24 orë      34

Të shtruar në spitale      23

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2872

Testime totale             743,447

Raste pozitive             132,397

Raste të shëruara        129,736

Raste Aktive                  209

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       54

Tiranë          48

Berat             33

Lezhë           17

Korçë            16

Elbasan        15

Vlorë              7

Gjirokastër   5

Durrës          4

Fier                4

Kukës           3

Dibër             3

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani