Lëkundjet e forta të tërmetit zgjojnë të trembur banorët në Kroaci

termet lajm i fundit 1100x620

Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Më i fundit është regjistruar në orën 05:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Sibenik, Grad Shibenik, Sibenik-Knin të Kroacisë.

Në mediat sociale vendase u raportua se tërmeti ishte i shkurtër, por shumë i fortë që i zgjoi banorët dhe i trembi.

Deri më tani nuk ka të dhëna për lëndime apo dëme materiale.