Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Lideri i Boko Haram vritet me urdhër të ISIS, “tepër i dhunshëm”

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 12:22 | Bota

Terrorizonte prej më shumë se një dekade pjesë të mirë të Nigerisë, por edhe vendet kufitare. Në 2014 rrëmbeu 300 vajza në një shkollë, duke marrë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Vrasjet dhe masakrat ishin metoda e preferuar e liderit të grupit terrorist Boko Haram, Abubakar Shekau, për të shpërndarë mesazhin e Shtetit Islamik.

Por pikërisht metodat e tij, si dhe paparashikueshmëria dhe moskoordinimi për veprimet e tij me liderët e ISIS në Lindjen e Mesme, ka qenë edhe shkaku i vdekjes së nigerianit ekstremist.

Lajmi vjen nga lideri i një “trungu” të shkëputur në 2016  dhe rival të Boko Haram. Bëhet fjalë për Abu Musab Al-Barnawi, liderin e të ashtuquajturës Provinca perëndimore afrikane e Shtetit Islamik (Iswap), tashmë grupi zyrtar i ISIS në atë pjesë të Afrikës.

Barnawi në një mesazh audio dëgjohet se flet me bashkëpunëtorë të tij ku flet për vdekjen e Abubakar Shekau, në fakt një vetëvrasje me jelek shpërthyes, pak para se të binte në duart e forcave të Iswap.

“Ai ka kryer krime të paimagjinueshme. Sa njerëz ka shkatërruar? Sa ka vrarë? Zoti e la në jetë, por në momentin e duhur i dërgoi ushtarë me kurajë për ta vrarë,  me urdhër të liderit të besimtarëve”, pra me urdhër të drejtpërdrejtë të liderit të ri të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi, thotë Barnawi.

Aktiviteti i Boko Haram ka shkaktuar vdekjen e të paktën 30 mijë personave, ndërkohë që më shumë se 2 milionë persona kanë braktisur territoret nën kontrollin e organizatës famëkeqe, tashmë e braktisur edhe nga vetë ISIS.   

https://a2news.com/2020/06/10/kthehet-boko-haram-grupi-i-lidhur-me-isis-kryen-masaker-ne-nigeri/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani