Ndërtimet pa leje, IKMT vijon aksionin në Ksamil dhe Velipojë

IKMT 1100x620

Fadroma dhe punonjës të IKMT, të shoqëruar nga forcat e policisë kanë vijuar ditën e dytë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit në jug të vendit.

Ashtu si në ditën e parë aksioni ka vijuar normalisht pa shënuar incidente apo kundërshti nga banorët e zonës. Në ditën e dytë aksioni i IKMT u përqëndrua në zona brenda lagjeve të Ksamilit, ku persona të ndryshëm kishin ngritur shtesa dhe objekte pranë banesave të tyre të ligjshme.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe në plazhin e Velipojës, ndërsa pritet që në ditët në vijim ky aksion të shtrihet edhë në pjesa të tjera të bregdetit ku janë identifikuar ndërtime pa leje.