Orbán pret Ramën: Të angazhuar të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e BE, rol të rëndësishëm në të ardhmen europiane

Pasi priti në një takim Edi Ramën, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u shpreh se vendi që ai drejton është i angazhuar të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në BE.

Orbán theksoi se që pa ofruar mundësi anëtarësimi për këtë pjesë të kontinentit europian, nuk mund të stabilizohemi, qoftë sa i takon ekonomisë, por dhe aspektit politik në atë pjesë.

“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë.

Ramë dakord që nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme midis dy vendeve.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja është çështja kryesore që është zgjerimi i Bashkimit Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë. Ne hungarezët, jo vetëm jemi mbështetës, por jemi mjaft të angazhuar e të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm sepse kjo motivohet nga simpatia jonë, por sepse motivohet dhe nga interesi ynë. Jemi të bindur që pa ofruar mundësi anëtarësimi për këtë pjesë të kontinentit europian, nuk mund të stabilizohemi, qoftë sa i takon ekonomisë, por dhe aspektit politik në atë pjesë. Pra, Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tonë europiane”, u shpreh Orbán.

Ndërkohë, Rama falënderoi kryeministrin e Hungarisë për mbështetjen, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy shteteve do të përforcohet në të ardhmen.

“Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ku ka përvoja të pabesueshme, mbresëlënëse, transformuese, ku ka shumë për të mësuar. I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme, për të pasur këtë transferim të dijes, sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim. Atë çka Hungaria ka bërë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar arsimin, për të mbështetur të rinjtë e talentet, për të inkurajuar familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë, është frymëzuese.

Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim që të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha Kryeministri, miqësia jonë është e vjetër tashmë, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t, kështu që ka shumë më tepër për t’u bërë”.