Paris Saint Germain shumë afër Donnarummës, ofron kontratë 60 milionë euro

Donnarumma 1100x620

Kur ke në portë Keylor Navas, portierin më të mirë të Ligue 1 dhe ndoshta të Champions League në sezonin e sapombyllur, mund ta quash të blinduar atë rol.

Por kur si president ke emirin Nasser al Khelaifi, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, në kërkim të perspektivës më të mirë.

Për këtë arsye, ajo që ishte thjesht një ide, oferta për 22-vjeçarin “e artë” Gianluigi Donnarumma, u bë shumë konkrete, madje oferta zyrtare flet për një kontratë 5-vjeçare, për 12 milionë euro në vit.

Një lum me para që me shumë gjasa do të bindin në orët në vijim italianin dhe veçanërisht menaxherin e tij, Mino Raiola.

Një ofertë e parezistueshme, por e justifikuar, me mundësitë e emrit, nga reklama e madhe që ai do të bëjë për Botërorin që po afron, por edhe si mesazh për yllin e PSG-së Kylian Mbappe, që mos të joshet nga oferta e Real Madrid.