Penalltia që nisi “luftën” SHBA-Meksikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 3-2 ndaj Meksikës, në finalen e Ligës së Kombeve të CONCACAF, por vëmendjen e tërhoqën incidentet e shkaktuara nga tifozët në stadium.

Pulisic shënoi me penallti golin e fitores, në minutën e 109 të ndeshjes, dhe shkoi të festonte pranë tifozerisë meksikane.

Menjëherë, tifozët nisën të lëshonin drejt futbollistëve amerikanë çfarë kishin në dorë, duke goditur me shishe në kokë futbollistin Giovani Reyna.

“Ishte një ndeshje klasike mes nesh dhe Meksikës, si në kohët e vjetra”, tha trajneri amerikan Berhalter.