Po gjuante për buaj, luani frikacak përfundon në majë të pemës

Një luan frikacak u detyrua që të ngjitej në pemë për t’i shpëtuar një tufe buajsh, të cilët po i gjuante disa sekonda më parë me shokët.

Por, kur buajt iu kthyen, luanët ia mbathën dhe njëri prej grabitqarëve vendosi që të hipte në majë të pemës dhe të qëndronte aty për orë të tëra.

Fotot që nuk i kanë hije Mbretit të xhunglës u shkrepën nga 54-vjeçari Olav Thokle, në Masai Mara të Kenias.

“Buajt e kuptuan që kishin nga pas një luan dhe më i forti prej tyre iu vërsul luanëve. Tre luanë ikën menjëherë, ndërsa i katërti u rrethua dhe gjeti shpëtim vetëm në majë të pemës më të afërt. Zbriti nga pema vetëm kur tufa e buajve u largua”, tregon fotografi.