Procesi i Berlinit, Xhaçka: Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare ruan besueshmërinë e procesit

xhacka 1 1100x620

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila aktualisht ndodhet në një vizitë pune në Nju-Jork, mori pjesë në takimin online të Ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit.

Ministrja theksoi se Shqipëria është plotësisht e angazhuar në arritjen e qëllimeve të agjendës së përbashkët të tregut rajonal dhe në zbatimin e Planit relativ të veprimit.

Sipas saj, është jetike që reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeten nga një perspektivë e besueshme e integrimit në Bashkimin Evropian të rajonit.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithnjë një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore: integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE-së është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin”, u shpreh ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.