Rama: Shqipëria me pak raste infektimi në Europë

Shqipëria është një ndër vendet me uljen më të madhe të rasteve të infektimit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama, referuar të dhënave nga “Our World in Data”. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria dhe Islanda kanë raste më të ulëta të infektimit në kontinent, ndërsa lajmin e ka shoqëruar edhe me grafikun e infektimeve.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”.

Po pavarësisht kësaj Shqipëria nuk rezulton të jetë në zonën e gjelbër sa i takon lëvizjes në kontinent. Edhe fqinji ynë Greqia nuk i ka hapur kufijtë me Shqipërinë.