Reja nuk gjen qetësi, kundërshtarët e rrëzojnë sërish në tokë

Një skenë identike me atë ndaj Uellsit ka ndodhur sërish në miqësoren ndaj Çekisë. Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja është rrëzuar në tokë nga futbollistët kundërshtarë.

Menjëherë tensioni përfshiu të dyja palët, por gjakrat u ulën shpejt me ndërhyrjen e drejtuesve të të dy kombëtareve.