Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sekuestrohen armë, Lamborghini dhe Harley, edhe shqiptarë mes të arrestuarve nga operacioni masiv në Australi

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 16:09 | Bota

Më shumë se 800 kriminelë dhe mijëra persona në të gjithë botën u mashtruan nga autoritetet për të shkarkuar aplikacionin që supozohej do t’i ruante pikërisht nga organet ligjzbatuese.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Australi, ranë në pranga pjesëtarë të ‘Ndrangheta-s që operonin atje, një bandë famëkeqe motoçiklistësh, por edhe personazhe të botës së krimit me origjinë shqiptare. Në total, në Australi janë ngritur akuza për 224 persona, ndërsa janë mbyllur 6 laboratorë klandestinë droge si dhe janë parandaluar 21 atentate.

Operacioni masiv u bë i mundur falë një personi, i cili, ua kishte sugjeruar shokëve të tij të botës së krimit aplikacionin në fjalë, të quajtur “AN0M”.

https://a2news.com/2021/06/08/aplikacioni-i-projektuar-nga-fbi-con-ne-arrestimin-e-qindra-kriminelevve-ne-te-gjithe-boten/

Hakan Ayik, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge, jetonte mes luksit në Turqi. Ai ishte identifikuar nga autoritetet australiane si një person me lidhje të shumta në botën e krimit dhe për këtë arsye i ishte dhënë akses tek aplikacioni “AN0M”, për t’ia shpërndarë më pas miqve të tij.

Pa e ditur, Ayik u kishte sugjeruar personave të ndryshëm përdorimin e aplikacionit, si të sigurt. Por në 90 shtete në total, policia ka arritur të regjistrojë rreth 20 milionë mesazhe.

Mes provave të sekuestruara, të bëra publike nga policia australiane ishin dhjetëra armë zjarri, si pistoleta, pushkë, e municione të shumta, por edhe makina dhe motoçikleta luksoze, si Lambroghini, Ducatti, Ford Mustang, Harley-Davidson. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe sasi të mëdha lënde narkotike, para “cash”, por edhe suvenire me foto nga filmi “Kumbari”.

https://a2news.com/2020/07/02/dekodohet-aplikacioni-i-krimit-746-te-arrestuar-ne-te-gjithe-europen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu