Shënoi supergol, Cikalleshi reagon ndaj kritikëve: Nuk jemi as Anglia dhe as Italia, s’kemi as Ronaldon dhe as Ramos

r2 1 600x338
Cikalleshi 6.5 - Perla që shënoi në fundin e pjesës së parë i dha statusin e lojtarit më të mirë për kuqezinjtë.

Cikalleshi ishte autori i një goli spektakolar në ndeshjen miqësore ndaj Çekisë, megjithatë pas takimit ai u shpreh se do të ishte shumë më i lumtur nëse ndeshja do të mbyllej me fitoren e kuqezinjve.

Cikalleshi pati një reagim edhe për kritikët e sulmit kuqezi, duke thënë se në kombëtare nuk është as Ronaldo dhe as Ramos.

“Jam në fushë çdo herë që trajneri më kërkon këtë. Jam munduar të bëj më të mirën time, e tregova dhe sot. Jam i lumtur që shënova, do të isha shumë i lumtur në qoftë se do të fitonim. Gjithmonë mendoj për fanellën kuqezi, për tifozët, nuk e kam vendosur veten në plan të parë. Rezultati është i rëndësishëm, trajneri ka pasur gjëra në kokën e tij për të sqaruar, tani është i qartë si do të luajmë në shtator. Prodhuam më shumë volum, shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Goli i tretë ishte aksidental sepse ishte faull për ne.

Edhe ata skeptikët që flasin për sulmin e Kombëtares, dua t’i them që duhet të jemi të gjithë bashkë për ta ndihmuar Kombëtaren dhe jo të krijojnë disbalancë. Nuk mund ta ndajmë ekipin. Duhet të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Nuk jemi as Anglia as Italia. Nuk kemi as Ronaldon as Ramos. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Cikalleshit.