Shkarkimi i Ademit për tërheqjen e padisë në Kushtetuese? Ndreu: Nuk merremi me fantazira

Shkarkimi i Ademit per terheqjen e padise ne Kushtetuese Ndreu  Nuk merremi me fantazira 1100x620

Kryetari i ri i Shoqatës së Bashkive, Pjerin Ndreu, nuk pranoi të komentonte mbi pretendimet se shkarkimi i Voltana Ademit u bë në mënyrë që kjo shoqatë të tërhiqte padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet bashkiake të vitit 2019.

“Shoqata kishte 2 vite që nuk mblidhej. Në këto kushte kërkuam mbledhjen e asamblesë. Ne nuk merremi me fantazira, kjo është një shoqatë që vepron dhe në shoqatë aderojnë bashkitë, jo kryetarët. Nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit. Ne përfaqësojmë bashkitë dhe nuk ka të drejtë askush ta privatizojë. Janë njoftuar të gjithë që të vijnë. Ama ligjshmëria e takimit dhe vendimmarrja është komplet sipas statutit, kjo është e qartë dhe e padiskutueshme”, tha Ndreu.