Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Si u përgatit vrasja e Kudret Saliajt? Rindërtimi i ngjarjes sekondë pas sekonde

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 10:59 | Kronikë

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt, më 4 qershor.

Por sipas pamjeve filmike që prokuroria ka përfshirë në dosjen e saj, ka ndodhur e kundërta.

Sipas prokurorisë, në orën para seancës, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Gjatë vëzhgimit kanë vënë re në një kafene avokatin e tij.

Duke iu referuar pamjeve filmike, në dosjen e prokurorisë, dinamika e ngjarjes vijon kështu:

11:36:28 – Kudret Saliaj ka hyrë në bar-kafe dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej shtetasi Adriatik Cama.

11:46:11 – Në verandën e lokalit ka shkuar shtetasja Anila Trifoni, e cila është ulur në tavolinë ku ndodheshin Kudret Saliaj dhe shtetasi Adriatik Cama.

11:52:04 – Dhurata Saliaj ishte e ulur me shpinë nga Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni, ndërsa përballë saj është ulur shtetasi Mexhit Picari.

11:52:52 – 48 sekonda pasi shtetasi Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hyrë në lokal, kjo e fundit mbante në dorë një objekt me ngjyrë të zezë.

11:53:03 – 11 sekonda më pas, shtetasi Mexhit Picari ka zgjatur dorën e djathtë drejt objektit, në dukje si ajo e një arme të zjarrit, të llojit pistoletë.

11:53:07 –Picari është ngritur nga tavolina, ku me të dyja duart ka mbajtur pistoletën dhe duke e mbushur atë ka përparuar drejt tavolinës me tre persona.

11:53:09 – Tre sekonda më vonë ai ka hapur zjarr, duke qëlluar katër herë drejt Kudret Saliajt dhe një herë drejt avokatit Cama.

Nga pamjet rezulton se Saliaj është rrëzuar, ndërsa Cama ka lëvizur nga tavolina. Nëntë sekonda më vonë, Dhurata Saliaj është ngritur nga tavolina dhe është larguar në të njëjtin drejtim nga iku Mexhit Picari, duke u larguar të dy nga vendi i ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë