Urdhri ekzekutiv i Biden, reagon Yuri Kim: Lufta kundër korrupsionit, thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA

WEB frame 544 1100x620

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden, ku u përfshi edhe Shqipëria, përmes të cilit iu bllokohet prona dhe i pezullohet hyrja në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Yuri Kim ka postuar vendimin në Twitter, ndërsa bashkëngjitur thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.

Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë dhe Shqipëria.