Varianti afrikan mbërrin në Kosovë, konfirmohet një person i infektuar, shtrohet në spital

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

Varianti afrikan i Covid-19 ka mbërritur në Kosovë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Me anë të një njoftimi thekson se “pacienti është shtruar dhe po trajtohet në Klinikën Infektive”.

Gjithashtu sqaron se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po gjurmon të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të variantit afrikan në Kosovë.

Ndër të tjera përsërit dhe këshillën për qytetarët se zvogëlimi i kontakteve mundëson ndërprerjen e zinxhirit transmetues. Ndërkohë, sa i përket mutacioneve të Covid-19 në rajon, një rast me variantit indian u raportua në Maqedoni të Veriut, ditëve të kaluara.