Vijon në ngjitje karriera e ish-futbollistit kuqezi Besnik Hasi në Arabinë Saudite.

hasi 1100x620

Trajneri gjakovar pas eksperiencës së rëndësishme në Europë, ku ndër të tjerat ka drejtuar ekipe të njohura si Anderlecht, Olympiakos dhe Legia e Varshavës, nga viti 2018 ndodhet në vendin e Lindjes së Mesme me ekipin e Al Raed.

Ekipi i drejtuar nga ish-mesfushori i njohur i Kombëtares, sezonin e fundit përfundoi në vendin e 10-të, dy vende më pak se “gjigantët” e Al Ahlit, të cilët patën një vit disi zhgënjyes për ambiciet dhe historinë e tyre.

Por pikërisht tre herë fituesit e Champions Leagues arabe dhe finalistët e asaj aziatike janë bindur nga aftësitë e Hasit duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare më të, me objektiv ngjitjen në klasifikim dhe konkurrimin për titullin që kanë fituar 4 herë.