Vrau motrën, burg për 55-vjeçarin

policia shkoder 600x338

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fabian Vukën, 55-vjeçarin i cili u arrestua për vrasjen e motrës së tij, Diana Vuka.

Në sallën e gjyqit, autori i vrasjes nuk ka folur.

Ngjarja e rëndë dyshohet se është kryer nën efektin e alkoolit, ndërsa zënkat mes vëllait e motrës kishin qenë të vazhdueshme.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur që të premten e kaluar. Nga hetimet e deritanishme, policia ka zbuluar se viktima kishte rreth një javë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ajo ishte emigrante.

Persona që njohin vëlla e motër shprehen se autori i dyshuar i krimit, i cili jetonte i vetëm, ndihmohej herë pas here nga e motra që i dërgonte euro nga Gjermania. Dhe pikërisht zënkat sa i takon gjendjes ekonomike të autorit të dyshuar dhe kërkesat e tij për të, dyshohen të kenë qenë shkak i debatit, i cili me sa duket çoi deri në vrasjen e 58-vjeçares.