Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vritet nga një sulm i paramenduar familja myslimane në Kanada

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 07:54 | Bota

Katër anëtarë të një familjeje myslimane u vranë me paramendim nga një sulm me kamion të dielën, njoftoi policia kanadeze.

Sulmi ndodhi në qytetin e Londrës, provincën Ontario të dielën në mbrëmje, ndërsa familja po priste të kalonte një rrugë, raportojnë mediat vendase. Policia tha se viktimat ishin dy gra të moshës 77 dhe 44 vjeç, një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeç. Një djalë nëntë vjeç, i mbijetuari i vetëm i familjes, është në spital me dëmtime serioze. Autoritetet lokale nuk publikuan emrat e viktimave.

Për këtë ngjarje është akuzuar një 20-vjeçar kanadez. Mbi të rëndojnë katër akuza; ajo e vrasjes së shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasjeje.

“Ka prova që ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar, i motivuar nga urrejtja. Besohet se këto viktima ishin në shënjestër sepse ishin myslimane”, tha policia gjatë një konference shtypi.

Sulmi erdhi midis shqetësimeve në rritje në lidhje me sulmet islamofobe në provincat në të gjithë Kanadanë dhe thirrjeve të përhapura për autoritetet për të trajtuar racizmin, dhunën e motivuar nga urrejtja dhe përhapjen e grupeve të ekstremit të djathtë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ishte "tmerruar" nga ajo që ai e përshkroi si "akt i urrejtjes" dhe tha që mendimet e tij ishin me të dashurit e viktimave, duke përfshirë djalin e ri që mbijetoi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu