Zënie e hapësirës publike dhe ndërtim pa leje, procedohen penalisht 3 persona në Himarë

policia vlore 600x338

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 3 persona për zënie të hapësirës publike dhe ndërtim pa leje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Himarës njoftojnë se bëhet fjalë për:  E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse; TH. D., është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse dhe M. M., po kështu është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.