Zgjedhjet e 23 qershorit, Lumezi: Anëtarët e Kushtetueses mos i “përkasin” atyre që i kanë propozuar

Zv.kryeredaktor i gazetës “​Panorama”, Aristir Lumezi foli në emisionin Absolut 4 në A2 dhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit, e cila tashmë është në duart e Gjykatës Kushtetuese.

Lumezi u shpreh se tashmë Gjykata është përpara një prove zjarri dhe se anëtarët e saj duhet të lexojnë korrekt Kushtetutës dhe të mos reagojnë në mbështetje të atyre që i kanë propozuar në atë post.

“Përbërja e Gjykatës Kushtetuese është e ndarë në lidhje me propozimet nga kanë ardhur për anëtarët. Është detyrim ligjor, moral, shoqëror që anëtarët e Gjykatës të mos i përkasin më atyre që i kanë propozuar për të qenë anëtarë, por të jenë lexues korrekt dhe besnik të Kushtetutës dhe ligjit. Do të dëshiroja që vendimmarrja të jetë i shkëputur nga propozuesi i anëtarit”, tha Lumezi.