Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

A ka rrezik që me kriptovalutat të pastrohen paratë?

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 22:25 | Ekonomi
A ka rrezik që me kriptovalutat të pastrohen paratë?

“Kriptovalutat janë elementi më shqetësues, që lehtëson paranë të deformojë ekonominë dhe të kapë shtetin, kjo nuk mund të quhet avantazh. Ne nuk mund t’i japim akses parave kriminale”.  

Kështu u shpreh ish-ministri i Financave Arben Malaj në A2 Business ku u diskutua për kriptovalutat dhe mundësinë e pastrimit të parave në një instrument të tillë.

Sa i përket fshehtësisë, ai tha se nuk ka besim në një gjë të tillë. “Unë nuk e besoj fshehtësinë e Bitcoin edhe pse ai mund të jetë eksperti më i mirë në botë. Përderisa një njeri bën një kod dhe thotë se këtë kod nuk e thyen asnjë njeri tjetër, patjetër që ka një njeri tjetër më të zgjuar se ky”, tha Malaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu