Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje të moshuarën

aksident 6 600x338

Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së mërkurës në zonën e Sukthit në Durrës.

72-vjeçarja N.L. ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë tip BMË dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.