Biden shfuqizon vendimin e Trumpit për TikTok dhe WeChat

MB TIKTOKU SHBA frame 230 1100x620

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë udhëzoi Departamentin e Tregtisë të monitorojë programet e këtyre aplikacioneve mbi ndikimin potencial të tyre në sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe më pas të japin raporte të detajuara.

Më pas, administrata e Bide do vendosë nëse këto aplikacione përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit.

Kujtojmë se në vitin 2020, ish-Presidenti Donald Trump u përpoq të bllokojë përdoruesit e rinj që të shkarkonin këto aplikacione si dhe të ndalonte transaksionet teknike nga ana e tyre, pasi përbënin kërcënim për sigurinë e Amerikës, sepse të dhëna personale të ndjeshme të përdoruesve amerikanë mund të mblidheshin nga qeveria kineze.